“Hellbound” heq nga vendi i parë “Squid Game”
Dramat koreane “po e mbysin” këtë vit.
“Hellbound” është drama e fundit koreane që po mahnit audiencën.
Një grup demonësh të dhunshëm ndjekin individë që janë njoftuar më parë se kur dhe ku do të vdesin. Pavarësisht se sa shumë ikin, demonët përfundimisht i kapin dhe i tërheqin zvarrë në ferr, duke lënë vetëm hi në tokë.
Në Netflix arriti më 19 nëntor dhe për më pak se 24 orë arriti sukses të jashtëzakonshëm.
Me regji të Yeon Sang-ho “Hellbound” u shfaq premierë në shtator në Festivalin e Filmit në Toronto.
Ka gjithsej gjashtë episode.
E “Hellbound” sipas Netflix po thyen një tjetër rekord, pas “Squid Game”, një seri e cila mblodhi 111 milionë shikues që nga debutimi në më pak se katër javë.
Seriali në të cilin konkurrentët luajnë lojëra për fëmijë me pasoja vdekjeprurëse në një përpjekje për të fituar miliona dollarë, është bërë një sensacion mbarëbotëror për shërbimin e transmetimit./21Media