Qeveria: Mbi 30 takime janë zhvilluar me sindikatat, mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vazhdimit të grevës në arsim nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.
Ai ka potencuar se mbi 30 takime janë zhvilluar ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.
“Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka vendosur që greva në arsim të vazhdojë.
Ndryshe, nga data 25 gusht, shkollat janë në grevë në të gjithë Kosovën. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave./21Media

Back to top button