Qeveria miratoi Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2022.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rishikimi është i jashtëzakonshme dhe se rishikimi i rregullt i buxhetit do të bëhet sërish në mes të vitit.
“Tre mujorin e parë të vitit kemi pasur 17 për qind më shumë të hyra, marrë parasysh edhe nevojën për mbështetjen e qytetarëve është parë e nevojshme të kemi një rishikim të tillë që të reflektohen këto të hyra. Vlera që i shtohet buxhetit është 150 milionë euro”, tha ai.
Qeveria po ashtu sot miratoi edhe projektligjin për pagën minimale./21Media

Back to top button