Pozita bojkotoi raportimin e drejtorit të AKI-së

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar sot këtë komision ku i ftuar për raportim ka qenë drejtori Petrit Ajeti. Një gjë të tillë e ka deklaruar kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu.
“Pas raportimeve të fundit për planifikimin e vrasjes së ish-senatorit Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe, si kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, e kemi ftuar drejtorin e AKI-së për të na njoftuar rreth njohurive që mund të ketë lidhur me rastin. Fatkeqësisht edhe pse ishin të njoftuar të gjithë anëtarët e komisionit, kjo mbledhje u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje. Konsideroj qe UÇK është mbi partitë politike”, ka thënë ajo.
Musliu tha se ende nuk ka një prononcim zyrtar nga krerët e vendit në lidhje me raportimet për rrezikun që po i kanoset ish-senatorit zvicran Dick Marty nga shërbimi sekret serb./21Media

Back to top button