Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë tetë muaj pasi Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar disa nene të këtij ligji.
Ky ligj ishte dërguar për vlerësim në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Vendimi i dytë që ka marrë qeveria sot gjatë mbledhjes elektronike është për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv për Agjencinë Antidoping.
“Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:
Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;
Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;
Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?