Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2021

 

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021.

Projektbuxhetin e ka prezantuar Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro.

Sipas saj rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 5.2%.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami sot në mbledhjen e Qeverisë ka paralajmëruar se ekonomia mund të tkurret për 6.7%, shkaku i pandemisë Covid-19.

Në projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm u përfshinë edhe disa projekte nga ministri i Ekonomisë, Blerim Kuqi.

Ndërkaq, me kërkesë të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi në këtë buxhet u përfshi edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.

Për dy këto kërkesa abstenoi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami./21Media

Back to top button