Pandemia mund ta tkurr ekonominë mbi 6.7%

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami sot në mbledhjen e Qeverisë ka paralajmëruar se ekonomia mund të tkurret për 6.7%, shkaku i pandemisë Covid-19.

“Ekonomia pritet të tkurret mbi 6.7%, në terma real. Efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin”, ka thënë Bajrami

Ajo shtoi se gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik mbi 5.2%.

“Megjithatë, parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta, skenari varet nga faktorët mbi shëndetin publik. Kontributi kryesor pritet të vjenë nga eksporti”, ka deklaruar tutje Bajrami në mbledhjen e Qeverisë./21Media

Back to top button