Qeveria miraton vendimin kundër antisemitizmit

 

Me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Sublla, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin kundër Antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën përkrah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes anti-semitike.

Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.

Haradinaj-Stublla ka theksuar se shteti dhe populli i Kosovës e di më së miri se çka do të thotë spastrimi etnik dhe zhbërja e identitetit.

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit”, ka thënë Haradinaj Stublla.

Duke përshëndetur vendimin e qeverisë, kryediplomatja Haradinaj ka thënë se ky vendim, dëshmon angazhimin e Kosovës për ta luftuar antisemitizmin në të gjitha format e saj.

“Miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike”, është shprehur ministrja Haradinaj -Stublla./21Media

Back to top button