Qeveria ndan 25.8 milionë euro për sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë

Në mbledhjen e së mërkurës Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime.

Qeveria ka ndarë 25.8 milionë euro në mbështetje për sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Sigurisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se 7.8 milionë euro do t’i shkojnë Ministrisë së Brendshme dhe 18 milionë të tjera Ministrisë së Mbrojtjes.

Në mbledhjen e Qeverisë, u vendos që t’u vazhdohet anëtarësimi anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos të formohet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit.

U vendos edhe për shpronësimin e disa pronave të paluajtshme në Pejë, për zgjerimin e kompleksit sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”.

Ministria e Financave ndau 32 mijë euro për të vazhduar mbështetjen e likuiditetit familjar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Pagesat janë në kuadër të vazhdimit ose të atyre që do të paguhen nga ankikmet./21Media

Back to top button