Qeveria ndan mbi 10 milionë euro për ndërmarrjet publike, ulë dividendën e PTK-së

Në ditën e fundit të vitit 2021, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 53-të të saj, ku ka marrë vendim që të ndajë 10 milionë e 860 mijë euro për ndërmarrjet publike si dhe ka marrë vendim që Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës t’i zbresë dividendën për 15 milionë euro.
Në një komunikatë për media, thuhet se në këtë mbledhje të mbajtur në formë elektronike, Qeveria e Kosovës së pari, sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë dhe me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 10 milionë e 860 mijë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 4.6 – Mbështetja e Ndërmarrjeve Publike.
Po ashtu, bëhet e ditur se në kuadër të kësaj mbledhjeje është miratuar vendimi për shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Qeverisë Nr. 17/20, të datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), me ç’rast vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30 milionë euro në15 milionë euro. /kp

Back to top button