Qeveria ndanë mbi 11 milionë euro për Istogun

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka ndarë nga buxheti i vitit 2022, 11.6 milionë euro për Komunën e Istogut. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj.
Arifaj përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka bërë të ditur se këto mjete do të shkojnë në asfaltim të rrugëve, në ndërtimin e objekteve si QKMF, shkolla, kazerma e salla sportive.
• Riparimi i rrugës rajonale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë – 2.8 milion euro
• Asfaltimi i rrugës Livadhet e Istogut-Mokën – 1.9 milion euro
• Ndërtimi i QKMF Istog – 1 milion euro
• Ndërtimi i qendrës së Istogut rruga Ibrahim Rugova, Fadil Ferati dhe UÇK – 632 mijë euro
• Ndërtimi i objektit të akomodimit në Kazermën FSK-se në Istog – 300 mijë euro
• Ndërtimi i Sallës së Edukatës Fizike në Shkollën Hysni Zajmi në Vrellë, Istog – 250 mijë euro
• Ndërtimi i parkut të qytetit në lokacionin e ish ndërmarrjes publike Radusha, Istog – 107 mijë euro
• Shkolla muze në Uqë, Istog – 200 mijë euro
• Ndërtimi i pikës së karburantit në Kazermën e FSK-së në Istog 200 mijë euro
• Ndërtimi i sallës së sportit në Gurakoc, Istog 150 mijë euro.
Më 17 dhjetor në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2022.
Buxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro.
Me buxhetin e vitit 2022, 20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, 45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë, dhe 35 milionë euro për skemat sociale e pensionale. Kurse sa i përket investimeve, 40 milionë euro janë ndarë për prodhuesit vendorë, 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike dhe mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë./21Media

Back to top button