Qeveria ndau 11 milionë euro për krizën energjetike, Hoti: Kjo nuk është politikë

Pasi që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 11 milionë euro për krizën energjetike, gjegjësisht mbulimin e pagesës për familjet e cenueshme ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti ka thënë se kjo nuk është politikë, pasi që në këtë mënyrë buxheti i shtetit i transferohet KEDS-it dhe bizneseve të tjera përmes familjeve, dhe këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet, raporton rtv21.tv.

“Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike. Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka shtuar se ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar./21Media

Back to top button