Qeveria: Ndërmerren hapa për themelimin e fondit sovran

Kurti: Ky komision do të vendosë parimet bazë të themelimit të fondit sovran
Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për formimin e komisionit për vendosjen e parimeve për themelimin e fondit sovran, premtim ky i kahmotshëm i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Kabineti qeveritar miratoi edhe mjetet për bursa për studentë dhe për trajnimet fillestare për maturantët për fushat e teknologjisë informative si dhe u ndanë edhe 730 mijë euro për vazhdimin e pagesave për specializantët me vetëfinancim për muajt nëntor dhe dhjetor./21Media

Back to top button