Përfshihet nga zjarri një kioskë në Vushtrri

Një kioskë nga druri në Vushtrri sonte është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për rtv21.tv e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, i cili tregoi se për fat nuk ka të lënduar.
Hetimet për të zbuluar shkaktarin e zjarrit janë duke vazhduar.
“Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithëshëm” nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetimet do vijojnë tutje”, tha Zahiti./21Media

Back to top button