Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria në detyrë afër 11 milionë euro për zgjedhjet 7 qershorit

Qeveria në detyrë ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka ndarë mjetet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se është miratuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për zgjedhje janë ndarë 10 milionë e 887 mijë e 186 euro.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 € (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë cent), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button