Qeveria nesër miraton projektligjin për pagën minimale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Qevreria e Kosovës, nesër do ta miratojë projektligjin që do t’i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë.
“Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtor ndërsa heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”, tha Kurti.
Kurti po ashtu tregoi se masat e reja të pakos së mbështetjes ku me nga 100 euro shtesë do të mbështetn të gjithë punëtorët./21Media