Qeveria nga shtatori fillon fushatën informuese për liberalizimin e vizave

Fushata rreth informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve në atë se çfarë mund të bëhet dhe çfarë jo pas liberalizimit të vizave, pritet të fillojë në muajt shtator-tetor dhe parashihet të vazhdojë dhe gjatë vitit 2024.

Këtë për RTV21 e ka bërë të ditur Klisman Kadiu, i cili është këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi.

“Me nisjen e lëvizjes së lirë më 1 janar, po përkushtohemi maksimalisht që qytetarët të jenë të informuar paraprakisht në çfarë konsiston ajo dhe të shmangim potencialisht tentativat për keqpërdorim të lëvizjes pa viza në zonën Shengen”, tha Kadiu në përgjigjen për RTV21.

Kadiu tregoi se kjo fushatë do të targetohet edhe në terren, përmes shpërndarjes së materialeve informuese, e po ashtu dhe në rrjetet sociale dhe mediat televizive.

“Materiale informuese si video e adresime nga personalitete publike të fushave të ndryshme do të kontribuojnë në informimin e saktë dhe të detajuar”.

I njëjti tha se tashmë Qeveria është në procesin e konsolidimit të materialeve informuese dhe përgatitjeve paraprake të nevojshme për realizimin e fushatës. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button