Qeveria nxjerr në shitje Telekomin

Kredi prej 25 milionë euro për të ndihmuar Telekomin të privatizohet

Qeveria e Kosovës miratoi sot një kërkesë të prezantuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për përgatitjen e Telekomit të Kosovës për privatizim.

Lluka ka thënë se ka kërkuar nga BERZH-i që të ndihmojë qeverinë e Kosovës të ristruktorojë Telekomin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të performancës së kësaj ndërmarrje.

Ai ka thënë se BERZH-i ka ofruar gatishmërinë për të ofruar një kredi deri në 25 milionë euro për të ndihmuar përgatitjen e Telekomit për privatizim.

“Kërkoj që të miratohet kërkesa e komisionit për ndërmarrje publike që të autorizohet komisioni për privatizim të Telekomit”, tha ministri Lluka./kallxo

Back to top button