Besarta Jashari kujton sulmin e 22 janarit

“Derisa sot unë i shpalosi kujtimet nga kjo ngjarje, Bekimi më tregon për përjetimin e tij që atëbotë ishte në mërgim”

E bija e Hamëz  Jasharit, Besarta ka kujtuar sulmin e forcave serbe ndaj Familjes Jashari 21 vjet më parë. Besarta është takuar sot me vëllanë Bekimin ku me të kanë diskutuar rreth këtij sulmi.

“Me vëllaun tim Bekimin, sot po kujtojmë një përvjetor të rëndësishëm për kombin… por të dhimbshëm e krenar për familjen tonë.
Para 21 vjetëve ishim të ndarë fizikisht, atëherë kur forcat policore/ushtarake serbe rrethuan shtëpitë tona, me idenë e shfarosjës së konakut që kultivoj atëdhedashurinë dhe rriti foshnjën UÇK… idetë dhe planet serbe atë ditë u thyen, duke dëshmuar vendosmërinë e familjës që UÇK do bëhet.
Derisa sot unë i shpalosi kujtimet nga kjo ngjarje, Bekimi më tregon për përjetimin e tij që atëbotë ishte në mërgim… fjalët e babushit, freskët Bekimi i kujton ndërsa unë pamjet e asaj nate të lavdishme!” ka shkruar Besarta në Facebook.

Ai tutje ëshjtë shprehur krenare me heroizimin e familjes së saj dhe ka falënderuar të gjithë për kujtimin e kësaj beteje.

“I tregova se sa krenar luftonte babushi me babën Shaban, e për çudi Bekimi e dinte sikur të kishte qenë aty.
Nga ajo betejë mbeten të plagosura motra ime Selvetja dhe vajza e axhës Ilirja, që edhe sot i mban në trup plagët e lirisë.
Kjo datë njihet si “Sulmi Dytë në Familjën Jashari”, andaj krenarë unë dhe Bekimi ju falëmnderojmë për kujtimin dhe nderimin e kesaj beteje.”, ka përfunduar Besarta.

Në sulmin e tretë nga forcat Sebre në familjen Jashari, i cili kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. /21Media 

Back to top button