Qeveria porosit qytetarët: Kudo që të udhëtoni, mos harroni se shtëpia juaj është Kosova

Nga sot 1 janar,Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Shengen.

Por, ka disa rregulla që duhet të ndiqen, në të kundërtën, do të ketë ndalesa ose gjoba.
Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organzoi udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së. Derisa përmes një postimi në Facebook Qeveria sërish ka uruar qytetarët e Kosovës, dhe ka shpërndarë një video nga konferenca e Kryeminsitri Kurti dhe ministrja Gërvalla në aeroport dhe nisa e qytetarëve .

“Të gjithë qytetarëve, edhe një herë urime viti i ri 2024, e për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave.Kudo që të udhëtojmë, le ta kujtojmë e kurrë mos të harrojmë, se shtëpia jonë është Kosova jonë e dashur.”, thuhet në postimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Me heqjen e vizave, qytetarët mund të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda 6 muajsh në zonën Shengen./21Media

Back to top button