Qeveria refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve

(Lajm i përditësuar)


Kabineti qeverisës ka marrë vendim që të mos u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtarë.

Në seancën e Kuvendit që po mbahet të premten, e cila në rend dite ka pasur vetëm pikën “pyetje parlamentare”, në të cilën kryeministri e ministrat u përgjigjen pyetjeve të deputetëve, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo po bëhet për shkak të refuzimit të disa deputetëve të opozitës për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet, të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse tashmë e kam të përgatitur. Jemi kolegë të të njëjtit shtet. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më me seriozitet në pyetjet parlamentare. Me keqardhje unë nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament.


08:00 – Kuvendi sot mbanë seancë plenare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare, e treta për këtë javë.

Sipas njoftimit, seanca e sotme plenare do të fillojë në ora 11:00.

Në rend të ditës janë pyetjet parlamentare.

Back to top button