Qeveria: Sveçla ka ndërprerë vizitën në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan

Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të sulmit me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Qeveria ka treguar se për të vizituar të plagosurin që po trajtohet në spital, drejt Pejës janë nisur ministrja e Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha. Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan.
Tutje, Qeveria ka theksuar se organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit.
Ndryshe, tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur rëndë, nga sulmi me armë zjarri në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Dy prej të vdekurve janë nxënës, ndërsa personi i tretë është shoferi i autobusit./21Media

Back to top button