Koci: Rrafshi i Dukagjinit duhet të futet në shtetrrethim
Avokati, Arianit Koci ka thënë se krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim, pas tragjedisë në Gllogjan ku vdiqën tre persona dhe një mbeti i plagosur.
“Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë. Nëse nuk ka interferim! Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë”, u shpreh Koci.
Koci ka shtuar se organeve kompetente i duhen vetëm një javë për të zbuluar gjithçka rreth këtij akti terrorist. Motivet, sipas avokatit, mund të jenë shumë më pak komplekse se që mendohet.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?