“Qeveria të ndajë nga 15 mijë euro edhe për punëtorët që vdiqën në vendet e punës”

Kërkesa e Kollçakut për Qeverinë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë nga 15 mijë euro edhe për punëtorët që kanë vdekur në vendet e punës.

“Qeveria në emër të barazisë sociale (inekzistente), me urgjencë të merr vendim për ndarje të ndihmës materiale ( nga 15 000 euro), për të gjitha familjet e punëtorëve që humbën jetën në vend të punës, si pasojë e mosrespektimit të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë nga ana e punëdhënësve.”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.

Gjatë viti të kaluar 22 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërkohë që lëndime të rënda kanë pësuar 104 persona. Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbajë primatin si sektori në të cilin më së shumti u rrezikohet jeta punëtorëve.

Së fundi në mbledhjen e 29 janarit, Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e ish-zëvendësministrit të diasporës, Arian Daci, i cili ka vdekur tragjikisht nga një ortek më 26 janar në Brezovicë./21Media

Back to top button