Qeveria thotë se sindikalistët mirëpriten ligjet për paga dhe për zyrtarë publikë

Pas përplasjeve e tensioneve kryeministri Albin Kurti dhe sindikalistët u “pajtuan”.
Këtë të premte Kurti ka takuar kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, dhe sipas një njoftimi nga Qeveria në takim “u tha se BSPK ka mirëpritur votimin e Ligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, ndërsa u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin”.
Kanë qenë pikërisht Ligji për pagat dhe përballja e inflacionit dy çështje që patën shkaktuar përplasje të qeveritarëve me sindikalistët, kryesisht ata në arsim. Në fund të gushtit e në gjithë shtatorin, punëtorët e sektorit publik patën hyrë në grevë, me kërkesën për miratim të këtij ligji dhe pagesë prej 100 eurosh shtesë deri në hyrjen në fuqi të ligjit. Pas një muaji grevash, sindikalistët iu kthyen punës në arsim, duke pezulluar grevën. Qeveria pati ndarë nga 50 euro shtesë çdo muaj deri në janar për punëtorët e sektorit publik.

Back to top button