Qeveria ua paguan orët shtesë zjarrfikësve

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka vendosur për pagesën e orëve shtesë për zjarrfikësit. Kabineti qeveritar e ka miratuar këtë vendim pas kërkesës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Nga këto shtesa do të përfitojnë rreth 766 zjarrfikës që në total do të kushtojnë mbi gjysmë milioni euro.
“Ne kemi pranuar kërkesën e MPB-së për 766 zjarrfikës 513 mijë e 872 euro e 89 cent. Mjetet merren nga kategoria e shpenzimeve me vendim të veçantë të qeverisë”, tha ai./kallxo

Back to top button