Qeveria ‘zbut’ masën e sigurisë për mallrat serbe

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

Oda Ekonomike e Kosovës ka konfirmuar për kp se qeveria këto ditë ka marrë vendim për heqjen e masës së sigurisë vetëm për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna ka theksuar se OEK-u është i njoftuar për heqjen e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur lidhur me ‘zbutjen’ e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button