Të shtënat në një klub nate, 9 të plagosur

Nëntë persona janë plagosur nga të shtënat në orët e hershme të mëngjesit në një klub nate në qendër të qytetit Cleveland.

Policia ka njoftuar se informacionet paraprake treguan se dikush hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish në Warehouse District pak para orës 2:30 të mëngjesit të së dielës, teksa klubet po mbylleshin.

I dyshuari mendohet të ketë ikur. Autoritetet kanë bërë të ditur që të lënduarit të cilët përfunduan në spital ishin shtatë burra dhe dy gra nga mosha 23 deri 38 vjeç. Policia ka deklaruar se nuk kishte asnjë indikacion për një konfrontim në ndonjë nga klubet e zonës që i parapriu të shtënave me armë.

Nuk u raportua menjëherë për arrestime.

Back to top button