Qeveria zgjat masat emergjente për furnizim me energji

Qeveria e Kosovës zgjati masat emergjente për furnizim me energji.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë deklaroi se duke marrë parasysh se gjendja aktuale me çështjen e energjisë mund të përkeqësohet, si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli propozoi masat emergjente në furnizim me energji.
“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të ketë rrisqe të lidhura me rritjen eventuale që pritet gjatë fundit të muajit shkurt dhe muajit mars veçanërisht me ftohjen e motit në gjithë Evropën. Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave, obligohen institucionet si KEDS, KOSTT, Ministria e Ekonomisë të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të Komitetit Teknik Emergjent, siç parashihet me ligj dhe udhëzimin administrativ”, tha ajo.
Miratohet projektligji për investime të qëndrueshme dhe ai për parqet industriale dhe teknologjike
Në mbledhjen e parë për këtë vit, qeveria miratoi Projektligjin për investime të qëndrueshme. Kryeministri Albin Kurti theksoi se projektligji në fjalë nxitë investimet dhe zhvillimin ekonomik.
Ekzekutivi miratoi, po ashtu edhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike.
Duke marrë parasysh krizën energjetike, qeveria sërish miratoi vendimin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji.

Back to top button