Qindra pasaporta diplomatike, Presidenca drejton gishtin kah Qeveria paraprake
Pasaporta diplomatike e cila lëshohet për punonjësit politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre për udhëtime të lidhura me punën sipas Presidencës, Vjosa Osmani nuk lëshon as nuk merr pasaporta të tilla.
Këshilltari i presidentës, Bekim Kuptina ka thënë se për qindra pasaportat e raportuara fajet i ka Qeveria paraprake, pasi që sipas tij qeverisja e kaluar kanë lëshuar pasaporta të tilla.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka shkruar Kupina në “Facebook”./21Media