QKUK: Ademi s’ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, lirohet brenda dy-tre ditësh

Gjendja shëndetësore e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovë Agim Ademi është stabile dhe po vlerësohet dhe monitorohet në vazhdimësi.

Ai është i shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Torokale dhe drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci ka thënë së Ademi është në gjendje stabile, por do të dihet më shumë në ditët në vijim.

“Pacienti Agim Ademi është pranuar mbrëmë në orët e vona nga ekipa e kujdestarisë e Kirurgjisë Torakale grafisë që i është bërë është vërtetuar që bëhet fjale për një kontuzion torakal. Gjendja e tij është stabile për momentin, por meqenëse është herët për të dhënë një deklaratë përfundimtare, atëherë duhet të presim ditët në vijim për gjendjen e tij.”

Ai ka përjashtuar mundësinë që kryetari i FFK-së t’i nënshtrohet ndonjë ndërhyrjeje kirugjikale, ndërsa ka shtuar se mund të lirohet pas dy apo tre ditësh.

“Jo, absolutisht nuk bëhet fjale për ndërhyrje kirugjikale, bëhet fjalë vetëm për një kontuzion torakal…Besoj që për dy apo tre ditët e ardhshme besoj se do të lirohet nga klinika jonë.”, ka thënë Kolgeci.

I pari i FFK-së është ndalur për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi akuzohet për “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së./kp

Back to top button