QKUK jep detaje për të lënduarit nga aksidenti tragjik, gjendja e gruas është e rëndë

Dy qytetarë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti tragjik sonte në hyrje të Shtimes, ku vdiqën katër persona.
Personat e lënduar janë burrë dhe grua, të cilët janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Nga QKUK kanë thënë se gruaja e lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burime brenda Qendrës kanë konfirmuar që ajo është shtatzënë.
“Një grua e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, kanë thënë nga QKUK për Kallxo.
Prokurori Besnik Nuredini, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, ka dhënë detaje në lidhje me rastin.
Ai tha se katër viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe dyshohet se të katërt kanë qenë në veturën e njëjtë. Prokurori tha se për tre viktimat vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes ndërsa viktima e katërt ka vdekur në Emergjencë në Ferizaj.

Back to top button