QKUK me një kërkesë për pacientët

 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë terminët në ambulancat specialistike.

Nëpërmjet një njoftimi nga SHSKUK thuhet se edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme qytetarët sërish po i’u drejtohen ambulancave pa termine paraprake, kështu duke mbingarkuar hapësirat e këtyre ambulancave specialistike.

Bëhet e ditur se SHSKUK-ja ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, “prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore”./21Media 

Back to top button