QKUK: Operohen 10 fëmijë me probleme në zemër, ekzaminohen 153 të tjerë
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK janë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër si dhe janë ekzaminuar 153 të tjerë.
Operimi dhe ekzaminimi është kryer nga një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare ”Gift of Life”, në kuadër të misionit ”Goli”.
”Përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, kurse ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./21Media