Regjistrohen 342 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.349 teste të kryera janë regjistruar 342 raste të reja me virusin korona. 135 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 348 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 7 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 216.670 raste, prej të cilëve 201.017 janë shëruar, kurse 7.616 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.037 raste aktive me Covid-19./TV21

Back to top button