QKUK: Sindikata paralajmëron protestë më 21 shtator (Video)
Protesta kundërshtohet nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë, cilësohet si tendencioze
Shoqata Sindikale e QKUK-së ka paralajmëruar protestë më 21 shtator, me kërkesën për rritjen e pagave prej 50 për qind për punëtorët e këtij institucioni, deri në zbatimin e Ligjit të Pagave. Por protesta e paralajmëruar është kundërshtuar nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-, të cilët e cilësojnë atë si tendencioze. Oda e Mjekëve ndërkaq thotë se çështja e pagave duhet të rregullohet me Ligj./21Media