Qeveria nis procedurat për programin me MCC për gazsjellësin

Zgjeron edhe pakon e sanksioneve ndaj Rusisë e Bjellorusisë
Qeveria e Kosovës sot ka shqyrtuar nismën e Ministrisë së Financave për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit në mes Kosovës dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit për projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”, përmes të cilës kanë nisur procedurat për marrjen e grantit nga MCC në vlerë 200 milionë euro për investime në sektorin e energjisë.Qevera e Kosovës ka zgjeruar edhe pakon e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushtimit të Ukrainës. Këto sanksione u bënë të ditura sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button