QUINT-i kërkon që të formohet shpejt Qeveria e re

Ambasada e Italisë në Kosovë, është deklaruar për takimin që ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ambasada ka njoftuar se në takim është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejt të qeverisë së re.
“Sot ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin në detyrë Kurti. Është theksuar nevoja për të formuar sa më shpejt një qeveri të re, që Kosova të ecën para drejt prioriteteve kyç si avancimi drejt integrimit Euro-Atlantik.”,thuhet në postim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?