QUINT: Udhëzimi i Agjencisë Kadastrale për t’ia regjistruar tokën Manastirit hap i madh i Kosovës

Shtetet e QUINT-it në Kosovë bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian kanë përgëzuar Qeverinë Kurti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese .

Në komunikatë thuhet se urdhri për Zyrën Qendrore Kadastrale për ta regjistruar tokën në emër të Manastirit të Deçanit dhe sigurimi që ky proces është finalizuar, është hap përpara nga Kosova, në përputhje me aspiratat evropiane dhe euro-atlantike.

QUINT  se zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

“Udhëzimi i Zyrës Qendrore Kadastrale për regjistrimin e kësaj toke në Manastirin e Deçanit dhe sigurimi që ky veprim të ketë përfunduar është një hap i rëndësishëm përpara nga autoritetet kosovare, në përputhje me aspiratat e saj evropiane dhe euroatlantike.

Back to top button