Kontigjenti i FSK-së stërvitet me britanikët në Amerikën Qendrore

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, një kontingjent i FSK-së pritet të zbarkojë në Amerikën Qendrore, përkatësisht në Belize.

Atje do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkët ushtarake.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake që do të realizohet në Belize. Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim.

Back to top button