QUINTI-t i mbetet hatri me Qeverinë e Kosovës

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar sot lidhur me refuzimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se Kosova është ajo që vendos.
Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë angazhuar intensivisht me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë në muajt e fundit, për të gjetur një zgjidhje pragmatike për t’u lejuar qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë më 03 prill 2022.
Tutje, kanë thënë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i.
“Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare. Një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet tona, dhe do të cenojë aspiratat e tyre evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë./21Media

Back to top button