Pas 12 vjetëve, ndahet çifti i njohur

Aktorja Katie Maloney ka bërë kërkesë për divorc nga aktori Tom Schwartz.
35-vjeçarja u paraqit në Gjykatën e Lartë të Los Angeles të martën, konfirmon People.
Yjet e “Vanderpump Rules” njoftuan fillimisht ndarjen e tyre në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram më 15 mars.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të më duhej të bëja një njoftim si ky. Por ndjej se është e rëndësishme që të jem e hapur për jetën time me ju”, shkroi Maloney. “Pas 12 vjetësh në një aventurë në jetën e përbashkët, Tom dhe unë po i japim fund martesës sonë. Ky fund nuk përballet me pakënaqësi apo armiqësi, nuk ka anë për të zgjedhur. Ne kemi admirim të thellë për njëri-tjetrin që do të mbetet gjithmonë dhe ne e vlerësojmë miqësinë tonë”.
“Megjithëse mund të jemi në rrugë të ndryshme, ne do të vazhdojmë ta duam dhe mbështesim lumturinë e njëri-tjetrit. Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe mbështetjen”, përfundoi Maloney njoftimin e saj.

Schwartz, 39, gjithashtu shkroi një mesazh në Instagram, duke njoftuar ndarjen e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tom Schwartz (@twschwa)


Maloney dhe Schwartz ishin së bashku për gati 12 vjet, ndërsa u martuan në vitin 2016./21Media

Back to top button