Quni- Veselit: Dua t’iu shoh prapa grilave, ky është mocioni i juaj

Veseli thotë për Qunin,”foli si profet dhe nuk e kuptoj asgjë”

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka drejtuar akuza të shumta, sidomos ndaj kryeparlamentarit, Kadri Veselit.

Ai shpërtheu deri në atë masë saqë ka tha se dëshiron ta shoh atë prapa grilave. “Dua t’iu shoh prapa grilave, ky është mocioni i juaj dhe jo i opozitës.. Ju jemi përgjegjës edhe për sigurinë e deputetëve… Vesel ju vini nga një formacion shumë i dyshimt”, tha Quni, shkruan rtv21.tv

”Ju me ato shprehi të luftës, mendoni që mund ta udhëheqni Kuvedin e Kosovës me të njëtat metoda, jeni shumë gabim, se në finale keni me u demaskue. Ju nuk jeni për zhvillim ekonomik, nuk jeni për stabilitet ekonomik, ju nuk jeni për udhëheqje të rendit kushtetues, sepse keni frikë se duhet me dhanë llogari… Ne do te jemi këtu, mos mendoni se sot jeni fitimtar sepse ne finale do te jeni humbës”, përfundoi Çuni. Por, Veseli e injori atë duke thënë Quni foli si profet dhe se ai nuk e kuptoi asgjë./21Media

Back to top button