Merren mostra për analiza të ADN-së nga shtëpia e mjekës së ndjerë

Gjatë ekspertizës J.M.S. është vërejtur goditje e dukshme me thikë në pjesën e qafës

Prokuroria Themelore Publike Shkup, njoftoi se ka kryer ekspertizë në objektin banesor të rrugës “Elisie Popovski Marko” përkball qendrës klinike në Shkup, ku u gjet trupi i 53-vjeçares J,M.S., e punësuar si mjeke në Klinikën e Nefrologjisë në Shkup dhe punohet në konfirmimin e arsyes së vdekjes së saj, shkruan tv21.tv

Gjatë ekspertizës J.M.S. është vërejtur goditje e dukshme me thikë në pjesën e qafës. Trupi i të ndjerës menjëherë është dhënë në autopsi, ndërsa nga vendin e ngjarjes janë grumbulluar të gjitha materialet dhe argumentet që mund të ndihmojnë në hetim dhe e njëjta të jepet në ekspertizë. Me urdhër të prokurorit kujdestar publik do të kryhet analiza e ADN-së, për gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes. Në mënyrë plotësuese prokurori publik urdhëroi të gjenden edhe xhirimet eventuale nga video mbikëqyrja e objekteve përreth.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup informoi edhe se në vazhdimësi merren në pyetje personat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./21Media

Back to top button