‘Quo Vadis, Aida?’ në listën e filmave më të mirë sipas ish-Presidentit Obama

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka zbuluar listën e tij vjetore të filmave më të mirë të vitit 2021 deri më tani.
Obama ka përfshirë tituj që i përkasin zhanreve të ndryshme që i ka ndjekur gjatë gjithë vitit.
“Në vazhdim janë filmat e mi të preferuar të vitit. Secili prej këtyre filmave tregon një histori të fuqishme dhe shpresoj që t’i shijoni po aq sa unë”, ka shkruar Obama në Twitter.
Në mesin e filmave të preferuar të ish-presidentit është edhe “Quo Vadia, Aida?” në të cilin luan edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj.
Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.
Disa nga filmat që hyjnë në listë përfshijnë dramën muzikore të Steven Spielberg, West Side Story, Pig me aktorin e Nicolas Cage, dramën perëndimore të Benedict Cumberbatch të Jane Campion, The Power of the Dog, filmin biografik të Fred Hampton Judas and the Black Messiah, Joel Cohen.
Përshtatja e Shekspirit Tragjedia e Makbethit, drama epike historike e Ridley Scott, The Last Duel, ndër të tjera.
Lista e plotë e filmave:
1.Drive My Car
2. Summer of Soul
3. West Side Story
4. The Power of the Dog
5. Pig
6. Passing
7. The Card Counter
8. Judas and the Black Messiah
9.The Worst Person in the World
10. Old Henry
11. The Last Duel
12. The Tragedy of Macbeth
14. C’mon C’mon
15. Quo Vadis, Aida?
Ndërsa, tani Ukaj po punon në filmin “Era” me regji të Parta Kelmendit, xhirimet e të cilit veçse kanë filluar./21Media

Back to top button