“Qytetarët dhe bizneset përfitojnë rreth 470 milionë euro nga projekt-ligji për rimëkëmbje ekonomike” 

 

Kryeministri Avdullah Hoti sot u shpreh se përfitimet për qytetarë dhe biznese nga projekt-ligji për rimëkëmbje ekonomike janë rreth 470 milionë euro.

“Në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij projekt-ligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, rezulton se përfitimet për qytetarë dhe biznese sivjet dhe vitin e ardhshëm janë rreth 470 milionë euro. Ky vlerësim i efekteve ekonomike dhe sociale është nxjerrë duke analizuar secilin nen të projekt-ligjit.”, shkroi Hoti në facebook.

Ai më tutje u shpreh që është me rëndësi që projekt-ligji të miratohet në seancën e parë të sesionit vjeshtor.

“Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese. Është tepër me rëndësi që në seancën e parë në sesionin vjeshtor të Kuvendit të miratohet ky projekt-ligj.”, shtoi më tutje Hoti./21Media

Back to top button