Qytetarët e Kosovës do të paguajnë më pak për shërbime noteriale

Qytetarët e Kosovës prej sot do të paguajnë më pak për shërbimet e noteriale. Kjo pasi Ministrja e Drejtësisë, Alublena Haxhiu nënshkroi sot Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale.
“lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas;
pamundësohet tarifimi i vërtetimit të dokumenteve që ruhen në dosjen e aktit noterial me çka ulen dukshëm shpenzimet e palës pranë noterit.”, njofti Haxhiu përmes një njoftimi në Facebook.
Ajo shtoi se me këtë Udhëzim Administrativ caktohen tarifa të arsyeshme duke i mundësuar qytetarëve shpenzime të përballueshme për shërbimet noteriale./21Media

Back to top button