Qytetarët evidentojnë parregullësi në qendrën e votimit në Fakultetin e Filologjisë
Një qytetar ka treguar se ka parë në listë emrin e vëllaut të vdekur
Gazetarja e RTV21 në qendrën e votimit më të madhe në vend në Fakultetin e Filologjisë, ka treguar se menaxheri i kësaj qendre Demë Ibërdemaj, ka konfirmuar se gjithçka ka filluar në rregull. Ndërkohë sipas informacioneve të gazetarës një qytetar është ankuar se në këtë qendër nuk janë pastruar të gjitha listat dhe ai e ka gjetur emrin e vëllaut të tij të vdekur, por sa i përket kësaj menaxheri i qendre nuk ka konfirmuar asgjë dhe ka thënë se nuk është në dijeni.
Në këtë qendër të votimit kanë të drejtë votë 18 mijë persona. Pritet që këtu të votojë edhe kandidati për kryeminsitër nga LDK- AKR-Alternativa, Abdullah Hoti si dhe gjatë ditës këtë qendër do ta vizitojë edhe shefja e BE, Natalia Apostolova./ 21Media