“Qytetarët nuk duan platforma të huaja”

Sipas VMRO-DPMNE populli po kërkon zgjedhje të parakohshme

VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme njofton se “populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dygjuhësi dhe ndryshim të flamurit dhe himnit” dhe për këtë shkak i kundërshtohet, siç e quajnë ata, “Platformës së Tiranës”.

“Qytetarët qartë bëjnë me dije se nuk dëshirojnë platforma të huaja nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë Platformën e Tiranës, të cilën LSD-ja dëshiron ta shtyjë dhe të formojë qeveri me çdo çmim”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Partia thekson se “populli po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, që ta hedh poshtë, siç thuhet, “platformën jokushtetuese dhe ta dënojë LSD-në”./21Media

Back to top button