Dënohet njollosja e shkollës me grafite serbe

Sipas “Fjalës” kjo nuk është hera e parë

Partia Fjala përmes një komunikate për media ka dënuar njollosjen e shkollës fillore Pandeli Sotiri në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.

“Në këto grafite thirret kundër shtetësisë së Kosovës. Ky vandalizim dhe njollosje e kësaj shkolle nuk po ndodh për të parën herë, por deri më tani askush nuk ka reaguar.”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Partia Fjala përmes reagimit ka thënë sikur të ndodhte e kundërta në ndonjë komunë me shumicë serbe, do të reagonte edhe Beogradi dhe do të alarmohej Brukseli.
“Edhe komuna e Obiliqit edhe Qeveria e Kosovës duhet të i mbrojnë institucionet tona shkollore nga vandalizimet dhe njollosjet me sllogane serbe kundër Kosovës.”, thuhet më tej në reagim./21Media

Back to top button